Bën videoklip me skena “hot”, babai nuk i flet më këngëtares shqiptare

Prindërit shqiptarë njihen si mjaft të rreptë, e për më tepër kur bëhet fjalë për vajzat e tyre.

Shpesh, debate në familje krijohen për shkak të një veshje të gabuar apo gjesti jo të përshtatshëm sipas tyre.

Diçka e tillë i ka ndodhur edhe këngëtares me famë botërore, Bebe Rexha.
Ajo ka publikuar sot videoklipin e saj më të ri me titull “Last Hurrah”.

Kënga është pëlqyer shumë ndërsa videoklipi po komentohet për shkak të skenave.
Madje prej këtyre skenave Bebes nuk po i flet më i ati.
Kështu ka shkruar këngëtarja në një postim në Twitter që ka tërhequr shumë vëmendjen.