Ben.zin dhe zj.arr/ Avokat Ngjela plas ‘bo.mbën’ për Metën dhe djegien e Parlamentit

Për avokatin e njohur, Spartak Ngjela, Ilir Meta dëshironte vetë që Parlamenti të digjej.  I ftuar në emisionin “Repolitix”, në Report tv, Ngjela ka dhënë një deklaratë të fortë lidhur me të dhënat e paraqitura nga presidenti Ilir Meta para Komisionit Hetimor  se e shtyu datën e zgjedhjeve pasi kishte informacione se disa persona do të digjnin Kuvendi.

“Presidenti nuk e ka në kompetencë të anulojë datën e zgjedhjeve. Presidenti nuk e rrëzon dot akuzën se e anuloj datën se donte t’i hidhte benzinë zjarrit. Çështja qëndron se deri tani ne dimë sa ai paska marrë një informacion por me qëndrimin e tij na provoi se paska dashur djegien e Kuvendit”, ka plasur bombën avokat Ngjela, në fjalën e tij.