Bëni kujdes nga këta budistë në Tiranë! Ju ndalojnë në rrugë dhe ju kërkojnë…

Prej javësh në rrugët e Tiranës duhet të keni vërejtur disa kinezë të veshur si budistë. Por çfarë kërkojnë ata në Tiranë?

Në fakt, ata nuk kanë ardhur për turizëm, por për të lypur lekë. Ata japin disa materiale fetare, në këmbim të parave, ndërsa në Kinë ata konsiderohen si lypës, dhe janë pak të pranuar në shoqëri pasi mashtrojnë duke u fshehur pas fesë, dhe përfitojnë nga heqja e vizive për të shkuar edhe në shtetet e tjera.

Ata shpërndajnë rruaza, varëse, dhe aksesorë të ndryshëm pa vlerë, dhe kërkojnë para si fallxhorë, prandaj mos u besoni./Dritare.net