
Duket se situata në Berat ka dalë jashtë kontrollit sa i përket rasteve të infektimeve me Covid. Sipas informacioneve të fundit, numri i të infektuarve ka pësuar një rritje të konsiderueshme ditët e fundit.
Sipas informacioneve të fundit, mësohet se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv 3 punonjës të bu’rgut, 2 policë dhe disa punonjës e specialistë në sektorë të ndryshëm.
Kjo ka sjellë edhe mbylljen e një sektori të regjimit të brendshëm në Bur’gun e Beratit dhe karantinimin e disa gardianëve që rezultojnë të jenë kontakte të tre të infektuarve. Edhe në bashkinë e Beratit janë regjistruar sot tre të infektuar me Covid-19, dy prej tyre specialistë dhe tjetri inspektor.
Infektimet nuk janë ndalur edhe në kopshte e shkolla në të gjithë qarkun. Mes të infektuarve të sotëm konfirmohen: 1 mësues në shkollën 9-vjeçare “Mehmet Ali Vrioni”, 1 mësues në shkollën e muzikës “Ajet Xhindole”, 1 mësues në shkollën 9-vjeçare në fshatin Paftan, 1 edukatore në Qendrën e Zhvillimit Rajonal “Lira” dhe 1 edukatore në kopshtin e fshatit Syzezë. Mes të infektuarve janë edhe: 1 ekonomist dhe 1 operator në Call Center, ndërkohë që numri i rasteve aktive në qarkun e Beratit ka arritur në 651.
Ditën e sotme nga foltorja e.
Nje 15 vjeçare ka nderruar jete.
Pak dite me pare, Stiverjan Dashi.
Diten e sotme Ministria e Shëndetësisë.
Lini një Përgjigje