Bëri dasmë përrallore në Miami, shqiptarja merr vendimin e papritur pak muaj më pas

Ajo nuk ka shumë kohë që i dha fund beqarisë dhe bëri një dasmë përallore në Miami.

E mesa duket me verën, po vjen e nxehtë edhe modelja dhe këngëtarja shqiptare, Afërdita Dreshaj.

Ajo ka ndërmend të rikthehet në tregun muzikor dhe ka zbuluar një surprizë në rrjetet sociale.

Nëpërmjet opsionit pyetje/përgjigje, Afërdita rrëfeu se do dëgjojmë së shpejti këngën e saj, për të cilën po kujdeset producenti Elgit Doda.

“Shpejt, shumë shpejt. Elgit Doda është duke e bërë një hit”, shkruajti ajo.

Kanë kaluar dy vite nga projekti i saj i fundit “Another1”. Ndërkohë, Afërdita vijon të shijojë martesën dhe jetën në Miami, Florida me Jakub Kindl.