Berisha bën deklaratën e fortë: Gazi lotsjellës u soll nga Serbia nga banda e …

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte sonte i ftuar në “360 Gradë”, ku në deklarimet e tij, bëri një përcaktim tërëndë për kryeministrin. Ai e konsideroi Edi Ramën një kufomë politike.

“Ai është një zhgarravitës dhe mënyrë absolute asgjë tjetër. Janë të pavdekshme cilësimet që i kanë bërë kritikët e artit italianë, që thanë zhgarravinat e një adulti të droguar. Kaq janë ato. Problemi i tij është ky; ai është kufomë politike e pa kallur. A do ta kuptojë ai, kjo është gjë tjetër. Sa të jetë në fazë maniakale, ai nuk ka vesh që të dëgjojë, nuk ka sy që të dëgjojë”.

Ndër të tjera ish kryeministri  tha se gazi i lëshuar mbi protestuesit përdoret për grupet terroriste.

E ka sjellë banda e Gjolekë Malajt, një nga banditët e ’97-s. Ai ka bërë importin e gazit dhe ato janë gazra të sjella nga një grua. Dhe është gjithçka nëpër banda. Informacionin ma ka dërguar një specialist i ushtrisë së Kosovës, që është i njohur me armatimin e ushtrisë serbe të kohës së Millosheviçit.

Policia e ka në rregullore kur përdor gaz-lotsjellës, por ai gaz përdoret për grupet terroriste. Unë mendoj dhe e paralajmëroj Edvinin, të ketë kujdes se populli i ka të gjitha mundësitë dhe aftësisë për të reaguar në të gjitha mënyrat”.