Berisha del blof, poston të njëjtën foto të Ramës pas 2 vitesh

Janë të shpeshta rastet që postimet e tij bëjnë lëmsh rrjetin.

Berisha vijon me denoncimet blofe. Pasditen e sotme ai ka publikuar një foto të kryeministrit Rama në një aeroport duke kryer procedurat.

Ish-kryeministri thotë se ndaj Ramës është bërë një kontroll special nga autoritetet policore të kufirit të Mbretërisë së Holandës.

Por denoncimi i Berishës rezulton blof, pasi kjo është një foto e vjetër e publikuar në 2017. Asokohe, në 26 korrik, Berisha publikonte të njëjtën foto që ka publikuar sot dhe akuzonte se bllokua në aeroportin e një vendi të BE-së.