Bes Kallaku i emocionuar si asnjëherë, këto fjalë për vajzën e tij sot do ju rr.ëq.ethin mishin

Si sot një vit më parë, këngëtarja e dashur për shqiptarët Xhensila Myrtezaj dhe aktori i njohur Bes Kallaku u bekuan për herë të parë me një vajzë të cilën e quajtën Ajka.

Sot vogëlushja mbush një vjeç dhe postimet e prindërve të saj janë të mrekullueshne.

Ndryshe nga Xhensila, e cila e kishte dedikimin plot dashuri e ëmbëlsi e delikatesë, Besi i ka shtuar këtyre edhe nota humori, sic di vetëm ai.

POSTIMI I PLOTE:

O Ajka e jetes, urime ditelindjen tende te pare. Une nuk do te te shkruaj shum gjate sepse mami yt ka 3 dit qe po shkruan urimin per ty edhe akoma nuk e ka mbaruar 😂. Cti bejm qaramanes? 😂

Egziston nje force aq e madhe terheqjeje ne bote qe quhet ‘DASHURI’.

U rritsh me dashuri edhe dhenç vetem dashuri.

Lutu gjithmone qe te kesh sy qe shohin me te miren tek te tjeret.

Te kesh zemer qe fal me te keqen, nje mendje qe e harron te keqen.

Dhe nje shpirt qe nuk e humbet kurre besimin e Zotit.

Ne po te mesojme si te ecesh vete, si ben qeni apo macja, te thuash “Besi” edhe “Xhensila” (kete mezi e shqiptojne edhe te rriturit ne fakt 😂).

Por sa po mesojme edhe ne nga ty, dhe sa po rritemi edhe ne prej teje.

Ta dish qe te dua aq shum sa kam mesuar cdo kenge femijesh permendesh nga “Johny Johny Yes Papa” e deri tek “Baby Shark” 😂

Ajka, o lul’e bukur e gjakut tim.