Bes Kallaku takohet me Angela Merkel, aktori i lë të gjithë pa fjalë

Aktori i njohur i humorit Bes Kallaku është gjithmonë në qendër të vëmendjes me batutat e tij.

Teksa ai dhe bashkëshortja Xhensila Myrtezaj po presin të bëhen prindër për herë të parë, Besi lëshon “bombën” e rradhës.

Aktori është mjaft aktiv në profilin e tij në Instagram, nga ku shkrin së qeshuri ndjekësit me fotot dhe videot që publikon.

Pak javë më parë, Besi postoi një foto të tijën me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Në fillim të gjithë mbetën pa fjalë nga kjo foto e papritur, por më pas u zbulua se gjithçka ishte thjesht photoshop, shkruan ShkodraNews.

Madje pak më vonë, Besi publikoi edhe foton e gjyshes, Ijes, përsëri me Donald Trump-in . E cila po ashtu shkaktoi të qeshura në rrjet.

Ama sot Besi ka takuar një tjetër lider botëror.

Bëhet fjalë për kancelaren gjermane Angela Merkel. Foton e takimit mes tyre Besi e ka shoqëruar me dixhiturën “Daja me Tezen”.

Photoshop apo jo? /ShkodraNews