Besi dhe Xhensila në makinë, video që po çmend internetin. Ja çfarë u ndodhi

Duket se kujdeset shumë për veten e saj, që nga lëkura, e më pas format trupore. E kjo i duhet sepse është një artiste që është shpesh në skenë para publikut që e do. Por dëshirat e saj ama nuk i privon e të ketë frikë se mos i shtojnë kaloritë e më pas kilogramët.
Bëhet fjalë për këngëtaren e dashur për publikun, Xhensila Myrtezaj.

Videon ia ka nxjerrë burri i saj.

Aktori i humorit Bes Kallaku teksa ndodhen në makinë, ka filmuar Xhensilën duke ngrënë gliko.

“A nuk duron dot deri në shtëpi” – dëgjohet zëri i aktorit në sfond.

Pa marrë një përgjigje nga këngëtarja, Besi vazhdon të na tregojë se kjo është ana e “errët” e Xhensilës. Bukuroshja nuk i reziston dot glikosë së Përmetit. Kjo situatë vazhdon edhe më tej, ku Xhensila vazhdon të shijojë në maksimum glikonë dhe në uri e sipër thotë: “Mbarova fare! Me ka rene cik rende”.