Besim Çera v.diq me Azem Hajdarin/ Rudina dhe Kiri bëjnë gjestin fisnik dhe shumë prekës

Sot në 21 vjetorin e vra.sjes së “Heroit të Demokracisë”, Azem Hajdari, fëmijët e tij, deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari me vëllain e saj Kirin, vizituan familjen e ish-truprojës së vr.arë të Azem Hajdarit, Besim Çerën.

Teksa ka publikuar fotot në Facebook deputetja Hajdari ka vlerësuar sakrificën e Çerës, i cili vd.iq 21 vite më parë në at.entatin e 12 shtatorit 1998 para selisë së PD-së bashkë me ish-liderin e Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990 Azem Hajdari.

“Sot bashkë me Kirin, vizituam familjen e të ndjerit dhe mikut tonë, Besim Çera. I përjetshëm kujtimi i Besim Çerës që ra si vëllai i Azem Hajdarit! Nderime dhe mirënjohje përherë nga familja jonë”, shkruan ajo.