“Besnik i superveturave”, McLareni nuk planifikon modele SUV

Duket se britanikët do t’i mbeten besnikë superveturave dhe nuk planifikojnë të rivalizojnë italianët dhe gjermanët. Prodhuesi britanik i veturave, McLaren, njofton se nuk do të ndjekë trendin e industrisë për të sjellë modele të kategorisë SUV.

“Nuk jam i pari që e theksoj se SUV-ët janë vetura sportive”, ka thënë së fundmi shefi i dizajnit në McLaren, Dan Parry-Williams.

Lamborghini tashmë ka lansuar modelin Urus, ndërsa kompanitë gjermane kanë prezantuar modele të shumta SUV.