Beteja epike mes njeriut dhe bishës së detit! Peshkaqeni e kafshon, por zhytësi bën veprimin e shkathët… Shikoni pamjet (VIDEO)



“E pashë vetën në momente shumë të këqija,” tha Will Krause, duke përshkruar sulmin e pësuar nga një peshkaqen këtë verë. Amerikan ndau videon në Ditën e Falënderimeve.



Së bashku me disa miq, ai kishte shkuar për peshkim në ujërat e Bahamas, kur u kafshua nga një peshkaqen në kokë dhe qafë.



“Në fillim nuk kuptova se çfarë ishte”, tha ai duke folur me mediat amerikane.

I gjithë grupi u arratis në barkë, me Krause që mbeti me gjakderdhje dhe në gjendje shoku.

Ai arriti të mbijetonte mrekullisht pavarësisht sulmit dhe pasi doli në breg, u dërgua në spital.

“Duke parë këto imazhe unë mund të them vetëm se jam me fat që jam ende këtu”, shtoi Krause. /Shkodranews/

VIDEO—KLIKO KETU