“Betohu që po thua të vërtetën!”, shikoni ç’i bën Ilir Meta këshilltarit tij, ai s’i bindet

Presidenti Ilir Meta i kërkoi këshilltarit të tij ligjor, Bledar Dervishajt që të betohej para të gjithë shqiptarëve se po thoshte të vërtetën pas publikimit të fakteve të rej, në lidhje me atë që Presidenti e quan ‘puç’. Dervishaj nga ana tjetër tha se nuk kishte nevojë që të betohej pasi procesverbalet i ka publikuar vetë Ardian Dvorani.

Pjesë nga biseda

Ilir Meta: Mund të nxirrja edhe kolegë të tjerë por Dervishajt ka qenë në çdo mbledhje të KED. Betohu që po thua të vërtetën përpara të gjithë shqiptarëve?

Bledar Dervishaj: Edhe po të mos betohem unë, i ka nxjerrë Dvorani të gjithë procesverbalet

Ilir Meta: A ka ndonjë nga anëtarët e KED që të thotë të kundërtën?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Bledar Dervishaj: Jo nuk ka.

Ilir Meta: Tamam si nga Vlora…