Bie kandidatura e Astrit Becit për kryetar Bashkie në Shkodër, ja arsyeja

Bie kandidatura e Astrit Becit për bashkinë Shkoder, nën siglën e partisë socialiste. Mjeku i njohur shkodran mësohet se prej fillimit të kesaj jave nuk është më në krye të drejtorisë së shendetit publik të Shkodres, pasi ka marrë një tjetër post më të rëndësishëm publik.

Bëhet fjalë për detyrën e titullarit të operatorit të shëndetit publik për mbarë veriun e Shqipërisë, që përfshin qarqet Shkoder, Lezhë, Dibër dhe Kukës, një strukture e re kjo me reformën e ministrisë së shëndetësisë. Saktësisht një vit pasi drejtori DSHP Shkoder, tashmë mjeku Beci shkon në këtë pozicion të rëndësishëm, që më herët e kishte shprehur se e ka ambicie, duke nënkuptuar kështu një tërheqje nga gara politike.

Emri i tij përflitej prej javësh si një nga më të favorizuarit e socialisteve për bashkinë e Shkodres, por me sa duket Beci ka preferuar të mbesë në fushën e tij të mjekësisë, duke ju shmangur etheve të një fushate elektorale.

Kujtojmë që Beci përflitej si kandidat potencial, ndërsa bashkë me të në listën e gjatë të emrave të mundshëm tashmë mbeten ish zv/kryeministrja Senida Mesi qe e ka shfaqur një ambicie të tillë, si dhe drejtori aktual i ZRPP Genc Berhani. I mbetet lëvizja e fundit Edi Ramës që të vendosë për një qark sa të vështirë aq edhe kompleks si Shkodra, ku bashkia e Shkodres më e madhja në veri të vendit është një prej atyre bastioneve që ende socialistet në 29 vite nuk kanë arritur ta thejnë të djathtën./ShkodraNews