Bie numri i studentëve në Shkodër, rektori nxiton të gjejë arsyet por harron të përmendë korrupsionin që mbizotëron në Universitet

Kriza nga viti në vit i studentëve në universitetin e Shkodres po kalon në heshtje nga ky institucion, e madje po tentohen të gjenden argumenta nga më të ndryshmet për të justifikuar numrin në ulje të të rinjve që kanë fakultetet. E njëjta gjë u bë edhe këtë vit, kur u mbyll faza e parë e statistikat tregojnë se regjistrimet nuk e kanë kapur as 50% e kuotave, por kanë mbetur në 44%.

Rektori Adem Bekteshi nxitoj të nxjerrë shkaqet duke ja lënë emigrimit dhe rritjes së mesatares për degën e mësuesisë, pra me pak fjalë duke ja veshur fajin qeverisë dhe ministrisë së linjës. Por në fakt rektori i këtij institucioni përpara se gjithash duhet të bëjë një “meaculpa” të madhe përpara Shkodranëve dhe të rinjve që duan të ndjekin dijët në këtë institucion, për faktin se ai nuk arriti të largojë nga sistemi arsimor i lartë korrupsionin që prevalon në këto fakultete.

Rryshfetet me sekser dhe pa sekser të pedagogëve të universitetit “Luigj Gurakuqi” janë një fenomen i njohur që Bekteshi duhet ta pranojë, të punojë për ta zgjidhur, e të kërkojë pse jo edhe falje për breza të tërë që sot kanë një diplomë të pamerituar me firmën dhe vulën e ketij institucioni. Gjithashtu për të thithur studente duhet që të punohet për rritjen e cilësisë akademike, të rekrutohen pedagogë me emer dhe te zgjerohet  gama e masterave profesional e shkencorë.

Janë këto sfida që ky universitet duhet ti kapërcej për të gjetur shkakun e vërtetë të braktisjes e jo të sorollatet pas argumentave sipërfaqesor, sepse universiteti i Tiranës apo privati po jep përherë e më shume leksione që duhet të shërbejnë për përmirësim. Shpresa mbetet tek faza e dytë dhe kështu me radhë deri në tetor kur të nis viti akademik e të shihen realiteti i vërtetë./ShkodraNews