Bie pre e mashtrimit, këngëtares shqiptare i vjedhin milionat

Bie pre e mashtrimit këngëtarja e njohur shqiptare me origjinë kosovare që na ka bërë krenare në botë. Bëhet fjalë për Rita Orën e cila ka humbur një shumë prej 3.4 milion paund.

Andrew Munday targetoi ish-gjyqtarin e X Factor dhe personazhe të tjerë të famshëm, duke përdorur paratë nga mashtrimet për të blerë shtëpi.

37-vjeçari vodhi paratë e tyre ndërkohë që ishte i punësuar nga firma e kontabilitetit Blue Cube Business Ltd, tha policia. Munday, nga Velocette Way, Northampton, u deklarua fajtor për nëntë akuza mashtrimi.

Avokati i ylli të popit,  Graham Shear,  tha se një pjesë e mirë e parave që iu morën Rita Orës janë rikuperuar. Shear e konsideroi si  “mjaft të turpshme” veprimet e Munday. Një tjetër viktimë e mashtrimit është  kompozitori i VV Brown. Gjyqtari Rupert Mayo  ktheu Munday në paraburgim dhe vendimi do merret pasi të kryhen hetimet e plota.