Bild përgjigje Edi Ramës: Na akuzove? Ja provat e shtetit mafioz

Pritej, por nuk mendohej se përgjigjia e gazetës më të madhe evropiane, gazetës gjermane ‘Bild’, do ishte e tillë.

Gazetari kryesor i politikës në këtë të përditshme, Peter Tiede, ka publikuar gjashtë përgjime që provojnë se zyrtarët e PS i nënshtrohen ‘drejtuesit të një klani mafioz’ në këmbim të marrjes së votave.

“Paratë e drogës po qeverisin vendin. Kur ‘Bild’ raportoi para pak kohësh për një transkriptim të përgjuar, në të cilin kryeministri Edi Rama e pyet një zyrtar vendor të zgjedhjeve, nëse gjërat kanë shkuar ashtu siç ishte rregulluar, qeveria u zemërua: ‘Bild’ është një gazetë e blerë, pretendimet (që në fakt bazohen në dokumentet e hetuesve shqiptarë dhe të Evropës Perëndimore) janë krejtësisht të pabaza.

Edhe hetuesit shqiptarë e konfirmojnë vërtetësinë e telefonatave”, shkruan gazetari.

“Por tani Bild ju sjell përgjimet telefonike, duke treguar se si përpara zgjedhjeve të vitit 2017, një baron famëkeq i drogës blen votat për Partinë Socialiste të Ramës. Ai siguron që një politikan i caktuar të futet në parlament. Ne po u tregojmë gjashtë përgjime konkrete”.

“Rasti konkret është vetëm një nga dhjetëra anembanë Shqipërisë. Shumica e tyre – janë akoma nën qilim. Hetuesit që punojnë për këto raste ose janë heshtur, ose kanë ikur jashtë vendit”, vijon gazetari.