Biznesmeni që rr.ahu turistët spanjollë dje qenka kushëri i ish deputetit të njohur të Ramës, çfarë po fshehin mediat

Të gjitha mediat raportuan një ditë më parë për rrahjen e disa turistëve spanjollë në Borsh, nga pronarët e një restoranti, pasi nuk iu kishte pëlqyer shërbimi.

Por, ngjarja nuk ka ndodhur në Borsh.

Burime të gazetës TemA nga policia bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Porto Palermo, në restorantin me emrin “Panorama”.

Restoranti është në pronësi të kushërinjve të Koço Kokëdhimës.

Aty shërbehet peshk rezervati dhe konsiderohet si një ndër restorantet më të këqinj të zonës.

Turistët spanjollë natyrisht nuk e kanë ditur këtë gjë dhe kur kanë parë cilësinë e ushqimit dhe shërbimit, janë larguar.

Nuk dihet nëse autorët e sulmit do të procedohen penalisht, por për momentin, policia nuk ka lëshuar asnjë deklaratë zyrtare për ngjarjen, duke i lënë kështu hapësirë edhe keqinformimeve.(