Biznesmeni u pasurua nga tra/fiku i dro.gës, prokuroria dhe gjykata i bëjnë gjëmën

Nuk kanë të ndalur problemet për biznesmenin Admir Hoxha.

Gjykata për Krime të Rënda pranoi kërkesën e Prokurorisë, duke vendosur masën e sigurimit personal pasuror dhe sekuestros preventive për pasuritë e paluajtshme të biznesmenit Admir Hoxha, pasi dyshohet se i ka përfituar nga aktiviteti i paligjshëm i tra.fikut të dr.ogës.

Pasuritë e sekuestruara janë: Bar-Restorant – Hotel “Resort Ador” sipërfaqe 3320 m2, me katër kate bar restorant, parking dhe hotel, në Rinas, si dhe një automjet tip “Audi” me targë AA111MP.

Hoxha, sipas prokurorisë, i ka përfituar këto aktivitete nga tra.fiku i dro.gës. Ai është i shpallur në kërkim policor për laboratorin e her.oinës në Has.