Bledi Mane: Ky është drejtori i Edi Ramës/ Përgjegjës për sigurinë e aeroportit të Rinasit

Bledi Mane ka komentuar grabitjen e parave në aeroportin e Rinasit. Një grabitje e cila ka shkaktuar polemika të ndryshme në lidhje me sigurinë në aeroport.

Mane përmes një postimi në rrjetet sociale, tregon historikun e emërimit të drejtorit ekzekutiv të Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar, Krislen Keri.

Postimi i plotë:

KY ËSHTË DREJTORI I EDI RAMËS, PËRGJEGJËS PËR SIGURINË E AEROPORTIT TË RINASIT!

Nga Bledi Mane-Public Enemy

Shikojeni me vëmendje. Quhet Krislen Keri, djali i Pilos nga Kuçova. Pilo ish deputet i Partisë Socialiste u prish me Ramën në fillimvitin 2013 dhe për inat shkoi te LSI. Partia e Ilir Metës si shpërblim ia bëri të birin këshilltar dhe më pas drejtor në ministrinë e transporteve gjatë viteve 2013-2017. Kur Rama fitoi i vetëm zgjeshjet mandatin e dytë, Pilo Keri iu bashkua sërish. Dhe Edi Rama i bëri qokën. Djalin e Pilos, këtë pjeshkën kuçovare, Krislen Keri, e emëron drejtor të përgjithshëm të Aviacionit Civil Shqiptar, autoriteti publik zyrtar që merret me sigurinë në territorin dhe hapësirën ajrore të çdo lloj mjeti fluturues që hyn, del apo fluturon mbi Republikën e Shqipërisë.

Shkurt, shkoqur e qartë grabitja e sotshme brenda aeroportit të Rinasit mbetet pëegjegjësi direkte e drejtorit Krislen Keri dhe institucionit që ai drejton duke u paguar me taksat tona. E veç kësaj thagmës së sotshme, ky zyrtar i qeverisë Rama akuzohet eshe për vdekjen e dy fëmijëve të cilët u përplasën në makinën e nënës së tyre në autostradën afër Kavajës. Dhe e dini arsyen e poshtër?

Zyrtari i ministrisē Krislen Keri kishte urdhëruar të ndërpritej trafikndarësja e rrugës për të lejuar makinat të hynin për tu furnizuar në karburantin që ishte pronë e babait të tij.

Shikojeni me vëmendje në foto drejtorin e Autoriterit Shqiptar të Aviacionit Civil Krislen Keri. Shikojeni nga lart-poshtë. Shikojeni dhe më thoni:

-A nuk u duken brekët e drejtorit aq të holla, të holla porsi gardhi i sigurisë së aeroportit të Rinasit?