Blen makinën l.uk.soze qindra-mijëra euro, i dhim.bset 1 euro për parkingun

Disa qytetare qe kane kursyer parate e parkimit dhe kane parkuar aty ku nuk duhet jane bere objekt talljeje ne internet.

Gazeta kosovare ka nxjerre fotot e tyre dhe thote se i kane blere makinat mijera euro e kursejne nje euro ne parking.

“Ka raste edhe më të zakonta, kur pikërisht ata që posedojnë makina super të shtrenjta nuk njohin rregull as ligj. Edhe ngasësi i kësaj veture, ka parkuar “bishën” e tij midis zebrave.

Po ashtu, të mërkurën edhe një mërgimtar nga Zvicra ka parkuar veturën që kushton mijëra euro në pjesën e dedikuar për këmbësorë, pranë së cilës ka edhe gjelbërim. Policia e Kosovës nuk është marrë me këtë rast por kjo nuk do t’i shpëtonte asaj zvicerane.

Shumë mërgimtarë po thyejnë rregullat e trafikut në Kosovë, veprime këto që nëse do t’i bënin në shtetet evropiane do të gjobiteshin. Duket se kjo është arsyeja pse ky mërgimtar e ka shfrytëzuar rastin”, shkruan Ekspress.