Bleu apartamentin më të shtrenjtë në muajin gushtin, pronari i përfshirë në një seri s.kandalesh

E pse të dalësh nga shtëpia jote, nëse kjo e fundit zë një hapësirë afro 935 metër katror? Bashkëthemeluesi dhe ish CEO i Uber, Travis Kalanick, ka bërë blerjen e apartamentit më të shtrenjtë në New York për muajin gusht, sipas verifikimeve të New York Times.

Kalanick, me vlerë 3.5 miliardë lekë sipas Forbes, bleu apartamentin luksoz në lagjen Soho të New York, me çmim 36.5 milionë dollarë.

E quajtur ‘Penthouse North’, në 565 Broome Street, ndodhet në katin e 30 dhe ka është 625.6 metër katror, me një hapësirë ekstra jashtë apartamentit prej 315.8 metra katror.

Apartamenti ka 4 dhoma të bollshme gjumi, 4.5 tualete, sallon gjigant dhe një pishinë me një pamje spektakolare të Manhattan.

‘Penthouse North’ raportohet të jetë shtëpia më e kushtueshme edhe për t’u mbajtur. Taksat dhe mirëmbajtja mujore kap dhe kalon vlerën e 25 mijë dollarëve.

Edhe pse në vitin 2017, Kalanick ‘u nxorr’ nga kompania e tij pas një stuhie s.kandalesh, duke filluar që nga ngacmimet s.eksuale e deri tek d.iskriminimi në vendin e punës, vitet e punë duket të kenë dhënë aq fryte sa për të pasur ‘një fund të lumtur’.

Burimi: SCAN