Bllokimi i Rinasit nga familjarët dhe dashnoret e kolonelëve të Ramës, Berishës e Metës



Sot e ka emrin Albkontroll, dikur quhej ANTA. Bëhet fjalë për një ndërmarrje në aeroportin e Rinasit që administron fluturimet në Republikën e Shqipërisë. Përveç kontrollorëve të kullës, që përgjithësisht janë profesionistë ekspertë, pjesa tjetër e administratës që janë administratorë dhe aplikatorë, nuk kanë hyrë në punë me konkurs. Janë me shkresë e telefon të Edi Ramës, Ilir Metës e Sali Berishës. Ekzagjerim?



Atje punojnë familjarët e politikanëve të lartë nga Gramoz Ruçi e Tabaku, por edhe njerëz të afërt të familjes Berisha dhe Edi Ramës.



Vajza, djem, nuse, kunata, baxhanakë por edhe dashnore kanë mbushur këtë strukturë kaq të rëndësishme të shtetit. Arsyeja? Atje rroga është shumë e lartë, madje më e lartë se në shumë vende të BE-së; shkon deri në 4500 dollarë.
Përse po ndodh e gjitha kjo zhurmë në këtë strukturë jo shumë të madhe por që është më e mirëpaguara në shtetin shqiptar?

Po ndodh sepse Edi Rama ka vendosur të heqë nga puna njerëzit e Ilir Metës dhe Sali Berishës aty; që janë njerëz të afërt ose klientë të rëndësishëm të partive të tyre.

Një person në Albkontroll, kontrollon realisht më shumë se 200 vota për PD-në e LSI-në. Por nga ana tjetër janë syri e veshi i shefave të tyre për aferat që kalojnë nga avionët e dyshimtë, e deri tek salla VIP e aeroportit të Rinasit.
Rebelimi i Albcontrollit nuk është një grevë sindikale, as një revoltë e klasës punëtore, është thjeshtë një krizë pallati, një trazirë elite, që prish terezinë e bosave të mëdhenj.

Kjo qelizë e rëndësishme e strukturës shtetërore është realisht një nga qendrat e kancerit të abuzimit, korrupsionit, nepotizmit, klientelizmit dhe degradimit të marrëdhënies së shtetit shqiptar me administratën e tij.
Në vite ANTA e sot Albontrolli u kthye në një “strehë pëllumbash”, në qeliza kulisash dhe vend krushqish të pjesës së elitës më çibane të shtetit shqiptar.

Mjafton të shikohet organigrama dhe lista e borderove të Albcotrol, për të parë marrëdhëniet e gënjeshtra që lidhin politikanët e mëdhenj me njëri –tjetrin.
Por përse ndodhi kjo revoltë?

Sepse Edi Rama, i ndodhur në ditë të vështirë, e ka menduar ta luajë në fushatë një fabul që po e vizaton si strategji: që opozita PD-LSI është pjesë e elitës dhe nuk përfaqësojnë njerëzit e varfër e pa bukë që Edi Rama i ka lënë në mes të rrugës.

Ndaj sot në rrjetet e qarqet e mazhorancës po lëviz një libret ku i mëshohet rrogave të mëdha të “njerëzve të Saliut dhe Ilirit”.

Po përse Babloku i ka dhënë këtyre njerëzve në këto 8 vite gjithë këto para? 4500 dollarë në muaj bëjnë 54 mijë dollar në vit, herë 8 vjet bëjnë 432 mijë dollarë. Më shumë se 3 shtëpi luksoze në qendër të Tiranës. Përse Edi Rama ja dha këtyre njerëzve dhe nuk krijoi në Albkontroll bërthamën më meritokrate të vendit me njerëzit më të zotë që janë shkolluar jashtë, por punësoi vetëm familjarët e politikanëve?
E kjo nuk është gjë tjetër, veçse subjekt për SPAK! /Pamfleti