Bllokohet kontenieri në Durrës, e pabesueshme çfarë kishte brenda

Në portin e Durrësit është bllokuar një kontenier me mallra të falsifikuar.

Dyshohet se mallrat vinin nga Kina dhe bëhet fjalë për syze të markave të ndryshme, çanta dhe portofola.

Mallrat janë të firmave të mëdha botërore dhe do të hynin në tregun tonë si mallra origjinale.

Ndërkohë policia nuk jep asnjë informacion në lidhje me autorët.