BMW e djegur me targa të faklsifikuara, ja çfarë gjendet brenda saj

Prova të reja janë gjetur në makinën e djegur në Fier.

Pak minuta më parë një automjet tip BMË me targa false të një mjeti ‘Renault’ është gjetur e djegur në zonën “Afrim i Ri’ në periferi të Fierit.

Nga kqyrja paraprake e makinës mësohet se është gjendur një armë zjarri dhe një krehër me fishekë.

Nuk dihet ende se për çfarë është përdorur kjo makinë, ndërkohë që gjetja e armës në makinën e djegur ngre edhe më shumë dyshimet për një ngjarje kriminale.

Këto janë edhe dyshimet e policisë që mendon se makina është përdorur për ngjarje kriminale.