“Boll më u vr.anë për pronat”, Erion Brace i “jep pushtetin” Artan Lames

Zv.kryeministri Erion Brace ka prezantuar drejtoin e ri të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës që është Artan Lame. Agjencia Shtetërore të Kadastrës, institucion që bashkon Hipotekat dhe ALUIZNI-n. Lame u prezantua mëngjesin e sotëm nga zv/kryeministri Erion Braçe, ndërsa të dy nënvizuan idenë se Kadastra do të vijonte suksesin që, sipas tyre, kjo qeveri ka pasur me legalizimet. Braçe tha se do ta ndjekë personalisht jo vetëm mbarëvajtjen e këtij institucioni por të gjithë koordinimin me institucionet e tjera.

Në fjalën e tij, Lame nënvizoi se çështja e pronave mbetet themra e Akilit në Shqipëri dhe se zgjidhja nuk do të jetë e lehtë. Por duke marrë shembull legalizimet, Lame u shpreh besimplotë për suksesin e reformës. “Zgjidhja e çeshtjes së pronësisë mbetet thembra e Akilit sepse njerëzit vazhdojnë të thërën e të vriten për prona. Por ashtu si me legalizimet, vetëm bashkë do t´ia dalim”, u shpreh ai