
Një ngjarje e pazakontë është rrëfyer sot nga këngëtarja Irini Qirjako në emisionin “Rreze Dielli”, ku ka bërë me dije një nga momentet më të vështira në karrierën e saj, që ka qenë një koncert në kohën e monizmit të cilën ajo e kujton kështu:
‘’ Erdhi ai I sigurimit që na shoqëronte, se ishte në kohën e monizmit ajo, dhe ‘’ stop’’ tha, koncerti nuk do bëhet, ne nuk hiqnim dorë, mbaj mend edhe Besim Zekthin kishte dhe gruan e tij Sadijen, dhe mbaj mend që I thanë të paktën të iki njëri nga juve, as gruaja as burri nuk iku nga skena, dhe ne nuk lëvizëm nga skena nuk u larguam dhe pastja erdhi ambasadori jonë dhe ai vetëm me ambasadorin u detyruam të dalim jashtë, u bë kontroll në fakt ajo ishte gjë e re nuk ishte e vërtet por kjo u bë për të sabotuar koncertin dhe pastaj kur dolëm jashtë, u futëm brenda menjëherë, e verifikoj shumë mirë shteti frances dhe koncerti pastaj u bë, u bë nami në koncert, Kishte shumë shqiptar edhe francez kishte, me flamurin shqiptar në sallë duke brohoritur për Shqipërinë, e imagjinoni cfarë emocionesh kemi përjetuar ne dhe aty kur pamë shqiptarët në skenë na dukej sikur ishim në mëmëdheun tonë’’ u shpreh ajo.
Ajo u kthye pas në kohë, në ditën e saj të dasmës, ku tregoi edhe disa foto, por ndryshe nga çmund të imagjinonim Irini nuk ka pasur dëshirë që të bëhet nuse, mirëpo momenti kur veshi fustanin e bardhë duket se ndryshoi gjithçka:
‘’ Unë nuk kam dashur të bëjë dasmë fare, kjo ishte më e bukura dhe burri im ishte çun I vetëm dhe vjehrra dhe vjehrri im donin që të bënin dasëm, 5 motra ai dhe një djalë. Në shtëpinë time nuk bëra dasëm unë, se ne 6 fëmijë mamaja ime nuk kishte mundësi ekonomike,por dhe këta ishin gjashtë fëmijë, por këta e shtrënguan dhe thanë djalin nuk e nxjerrim pa dasëm, vjen vjehrri dhe më lutet ‘’ Të keqen babai, unë e kakm një djalë të vetëm dhe dua ta bëj dasmën’’ dhe pastaj mirë thash unë bëjeni, mirëpo kur u vesha dhe u bëra nuse pastaj, ua sa më pëlqeu nuk doja ta hiqja fustanin’’ u shpreh ajo duke thënë se më pas e kishte kënaqësi shumë të madhe të vishej nuse.
Por një tjetër e pathënë deri më sot, ishte dhe pjesëmarrja e saj si vokaliste në disa nga fimat shqiptar më të famshëm të kohës së monizmit por edhe pas ku përmend ‘’ Dasma e sakos’’, tek Avni Rustemi:
‘’ Po është vokali im aty, te ‘’ Dasma Sakos’’, tek ajo e ‘’Avni Rustemit’’, edhe aty është vokali im, dhe në një film tjetër…. Kam qenë edhe në kohën e monizmit ndërsa ‘’ Dasma sakos;; është bërë më mbrapa në kohën e demokracisë, shprehet ajo.
Është ndarë nga jeta në moshën.
Aktori Amos Zaharia, vëllai i princeshës.
Biznesmeni i njohur Elton Ilirjani ka.
Prej 12 vitesh Këngëtarja Rosela Gjylbegu.
Lini një Përgjigje