Bora Zemani ‘heq’ dorë nga ‘Treshat’, zbulon projektin e ri, ja ku do e shohim në shtator



Moderatorja e njohur Bora Zemani ka dhënë sot një lajm për të gjithë fansat e saj. Ajo ka postuar së fundmi një foto ku shfaqet në ambientet e Top Channel dhe në këtë sezon të ri televiziv do të shfaqet nën logon e këtij televizioni.



Burime të sigurta konfirmojnë për “revistaWho.com” se Bora do të vijë çdo ditë në shtëpitë e shqiptarëve me një format që është bërë i famshëm gjatë sezonit të shkuar. Bëhet fjalë për rubrikën “Përputhen” që u dha mundësi vajzave dhe djemve të gjenin shpirtin binjak në “E diell”. “Përputhen” do të kthehet tashmë në një emision të përditshëm, sërish me autorësi të Olsa Muhametit.



Olti Curri nuk do të jetë më në poltronin e opinionistit, që pas tërheqjes që bëri në sezonin e shkuar nga ky pozicion, por burime për “revistaëho.com” bëjnë me dije se të tjerë personazhe të njohur janë në negociata me programin që tashmë do të jetë i përditshëm.

“Përputhen” do të transmetohet pas “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.