Bota në kaos prej 11 marsit, sot mbushen 6 muaj fiks, ja ç’po ndodh. Shifrat e f.rikshme të Covid19



Me 11 shtator, sot mbushen plot gjashtë muaj qe kur Covid19 është shpallur pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.



Më 11 mars, drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se është “thellësisht i shqetësuar” me “nivelet alarmuese të infektimit”.



Ai iu ka bërë thirrje qeverive që ta ndryshojnë drejtimin e shpërthimit të sëmundjes, duke ndërmarrë “veprime urgjente dhe agresive”.

Disa orë më vonë, Italia ka shpallur izolimin më të ashpër në Evropë, në atë kohë.

Gjashtë muaj pas, numri i njerëzve të infektuar vazhdon të rritet në shumë vende.

Mbi 27 milionë njerëz janë konfirmuar pozitivë në gjithë botën.

Prej tyre, mbi 909,000 kanë v.dekur dhe afro 19 milionë janë shëruar.

Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të v.iktimave: mbi 191,000.

Ato pasohen nga Brazili, India dhe Meksika.

Në Evropë, numrin më të madh të vi.ktimave e ka Mbretëria e Bashkuar: mbi 41,000.