Breshëri kallashnikovi në “Kiras”, policia e Shkodrës blindon zonën

Forcat “Shqiponja” në Shkodër kanë vënë në pranga një shtetas rreth 20 vjeç nga lagja “Kiras” në Shkodër. Sipas informacioneve të para nga vendngjarja, bëhet fjalë Petrit Isaj rreth 20 vjeç. Mësohet se ai ka shtënë me arme në ajër, në orët e para të mbrëmjes së sotme.

Menjëherë kanë ndërhyrë forcat “Shqiponja” të cilan kanë bërë kapjen e e shtetasit, i cili mbante akoma në dorë automatikun me të cilin krijoi panik në Kiras si dhe një karikator me fishekë.