Brrylat politikë që i hoqën postin e kreut të ALUIZNI-t Armand Koka, ja kush u emërua në vend të tij

Në 21 shkurt Armand Koka u përfol si emri i ri i “Aluiznit” në Shkoder që do të zëvendesonte në këtë post Albert Spahiun. Por gjërat duket se ndryshuan në minutën e fundit dhe kur ai do të duhej të merrte zyrtarisht detyrën, ndërhyrjet e brendshme politike dhe byrrylat e forta që egzistojnë edhe mes deputeteve të së njëjtës forcë politike, e rrëzuan emrin e tij dhe zyrtarisht drejtoreshe e re e “Aluiznit” në Shkoder është emeruar Elsa Tanushi. Ajo madje mësohet se është prezantuar përpara stafit të kësaj drejtorie, duke zënë vendin Spahiut, si dhe duke shpalosur prioritetet e para dhe porositë për vartësit e saj.

Tanushi nuk është një emer i panjohur, pasi ajo vjen nga radhët e PS Vau Dejes dhe ka mbajtur me herët në këtë bashki postin e drejtueses së OSHEE. Duket se kjo taktike e socialistëve nuk bëhet pa qëllim, por nisin kështu plotësimet e orekseve politike për një bashki si ajo e Vau Dejesit që duan me cdo kush ta marrin, e ku lëvizjet e para vijne pikërisht duke bërë punësime, e duke rritur influencat.

Nga një drejtues prej jugu tek një titullare nga zona e veriut dhe pikërisht një prej bashkive ku e majta do të përqendrojë energjitë e saj, sepse përmes kandidatit Mark Babani, synon të thyeje Zef Hilën, i cili ka fituar deri më tani cdo beteje në këtë zonë. Tanushi është përkrahur për të ardhur në këtë post nga një prej deputeteve të majtë me influencë të madhe tek Rama dhe në bashkinë Vau Dejes, duke e parë atë si emrin që do të mund të jetë zëri përfaqësues i këtij komuniteti. E ky nuk është ndryshimi i vetëm pasi brenda pak ditësh të tjerë titullare të rinj do të ngjiten në karrigat e larta drejtuese te qarkut, për të nisur kështu beteja e re politike dhe e influencave të deputeteve, që secili në zonën e marrë në patronazh kërkon të dalë fitues!