Bujar Asqeriu i pikëlluar për parodistin Muhamet Liko, prek me fjalët: Ata ishin dhe mbeten katër, janë emblemë

Aktori i njohur shqiptar Bujar Asqeriu ka kujtuar së fundmi të madhin Muhamet Liko, njërin prej parodistëve të Vlorës, i cili ndërrroi jetë 5 ditë më parë.

Bujar Asqeriu thotë se parodistët ishin dhe do të mbeten katër, pasi emri i Muhamet Likos nuk do të shuhet.

Aktori i cilëson ata si emblemë, simbol të historisë dhe kulturës, për të cilët do të flitet gjithmonë.

‘Ata ishin dhe mbeten kater artiste te medhenj, qe me talentin dhe punen e tyre krijuan dhe shkruan nje histori! Per ta do te flitet dhe do te kete vleresime gjithmone, sepse me artin e tyre ata depertuan ne zemrat e shqiptareve duke ju sjelle gaz, hare dhe lumturi! Ata jane nje embleme, nje simbol i madh I historise dhe kultures sone kombetare!’, shkruan Asqeriu në një postim në Facebook.

Ndërkohë trupi i pajetë i Likos pritet të mbërrijë në Vlorë ditën e nesërme.

Muhamet Liko humbi jetën papritur pas një ataku kardiak në Itali ku kishte shkuar për një kontroll shëndetësor rutinë. Katër paraodistët Afrim Agalliu, Agron Hamo, Mane Lumani dhe Muhamet Lika u shfaqën së bashku për herë të fundit vetëm disa ditë më parë në skenën e teatrit në Vlorë.