Burra, lërini gratë të dalin me shoqet dy herë në javë sepse…

Është e premte pasdite, keni përfunduar punën dhe mendimi juaj i parë shkon në aperitivin e planifikuar me miqtë tuaj në mbrëmje, dhe e dyta se çfarë të organizoni të dielën në shoqërinë e miqve tuaj? E kjo është tërësisht normale të të ndodhë, veçanërisht nëse je femër.

Një studim, në fakt, thotë se një femër, beqare, e liodhur ose grua, nënë, duhet të dalë me miqtë të paktën dy herë në javë për të qenë sa më e shëndetshme. Ju burra ndoshta e keni menduar këtë gjë tashmë, por ndoshta nuk i keni ditur arsyet shkencore të këtij veprimi.

Sipas studimit, kjo do të sjellë përfitime të padiskutuara në aspektin shëndetësor; në veçanti, janë parë se ka një ndikim të madh në shërimin më të shpejtë pas një sëmundje, por edhe nxit bujari më të madhe.

Gjithashtu, shpenzimi i kohës me miqtë/mikeshat, redukton nivelet e stresit dhe ndihmon në luftën kundër depresionit. Siç shpjegon psikologu Robin Dunbar, “kur njerëzit janë të paktë në numër, qeshin më lehtë, por kur bëhen pesë persona, është më e vështirë që të ndodhin situata qesharake që gjenerojnë prodhimin e endorfineve të nevojshme për mirëqenien dhe lumturinë”.

Prandaj, takimi mes miqve duhet të përfshijë një grup me maksimumin 4 persona për të prodhuar efekte të dobishme./Përgatiti: Shkodranews