“Burri do më vd.iste, u lidha me shokun, por ai jetoi edhe…”, djali sot përballet me nënë: Ç’faj kam unë që ti..

“Më kishin thënë se ishte mik i ngushtë i mamasë time”. Lajmi se babai i tij ishte dikush tjetër dhe njerku me të cilin kishte jetuar për shumë vite me radhë, duket se ka qenë tronditës për Edmir Dinen.

“Kam qenë rreth 11-12 vjeç kur babai im biologjik më tha se isha djali i tij”, kështu tregoi sot në rubrikën “Shihemi në gjyq” të programit “E Diela Shqiptare”. Ai e përshkruan këtë moment si më të dhimbshin pasi ishte vetëm babai ai që i dha lajmin ndërkohë që nëna e tij nuk ndodhej aty.

Edmir Dine tregon se ka qenë vazhdimisht tek shtëpia e babait të tij biologjik, për të cilin i kishin thënë se ishte mik i ngushtë i mamasë time.

Eni Çobani: Edmir si e more vesh që Nauni ishte babai jot biologjik?

Edmir Dine: Kam qenë në moshën 6-vejçare kur jam pranuar nga babai im në atë shtyp si mik. Jam pranuar vetëm nga babi im dhe asnjë tjetër.

Eni Çobani: Ti me ç’të drejtë shkoje në shtëpinë e Naunit? Si justifikohej vajtja jote?

Edmir Dine: Mua ma kishin treguar historinë sikur babi im biologjik ishte mik i ngushtë i mamasë time. Ai tregonte shumë kujdes të veçantë për mua. Unë në atë moshë nuk arrija të kuptoja.

Eni Çobani: Zonja Liri ju ndërkohë si keni thënë asgjë për lirinë?

Edmir Dine: Gjatë kësaj kohe jo.

Liria: Deri pa hyrë në shtëpinë e tij jo. Më vonë bisedova me tim shoq, me babanë e tij, i thashë që fëmija duhet ta dijë për babain e tij të vërtetë. Duhet t’i tregosh djalit që është i yti.

Ardit Gjebrea: Liri më hiq një kureshtje, Manoli e dinte që nuk ishte djali i tij.

Liria: Po, e dinte.

Edmir Dine: E vërteta më e dhimbshme për mua ka qenë që pikërisht atë ditë që mësova të vërtetën ishte vetëm babai im dhe jo nëna. Duhej të ishin të dy.

Liria: Pasojat e mia i di ti? Po, pasoja ke pasur ti, pasoja kam pasur edhe unë.  Unë mendova edhe për motrën tënde dhe vëllain, çfarë do t’iu bëja unë atyre?

Edmir Dine: Ç’më duhen mua ato pasoja o mama. /tvklan.al

Videon e gjeni ket: https://www.youtube.com/watch?v=589g27W-Itg