Burri i Miss-it shqiptar tregon çastet e vështira në sallën e lindjes: Almeda më tha se djali…

Ka folur per here te pare si baba, pak ore pasi erdhi në jetë Efehan, fëmija i parë i aktorit turk, Tolgahan Sayisman dhe Missit shqiptar, Almeda Abazi.

Sic shkruajne mediat turke, atori, tepër i emocionuar, tha se nuk e la vetëm për asnjë moment bashkëshorten shqiptare në sallën e lindjes.

“Jam shumë i emocionuar dhe shumë i lodhur. Lindja zgjati shumë. Kam hyrë në sallë, por nuk e kisha menduar kaq të vështirë. E përgëzoj bashkëshorten time. Lindja normale nuk qenka aspak e lehtë. Dua t’i jap një medalje Almedës. Lindja zgjati 12 orë. Nuk kam fjalë ta përshkruaj atë ndjesi. Unë jam një njeri që qaj me vështirësi, por edhe gurët pëlcasin.”

Po Efehan kuj i ngjan më shumë? “Të gjithë që e shikojnë thonë se më ngjan shumë. Tek pjesa e gojës i ngjan nënës, por pjesa sipër është kopje e imja. Edhe Almeda sa e mori në dorë ‘është kopja jote’ më tha. Do të shpërndajmë edhe foto së shpejti”, tha Sayisman, i cituar nga “Hurriyet”.

Aktori 37-vjeçar tregoi edhe frikën që kishte përjetuar në sallën e lindjes.

“Para se të lindte (Efehanit) i thosha ‘të dua shumë’, tani i them: “bir, më frikësove shumë’.”