Burri i shkruan gruas se do shkonte në hotel me sekretaren, ‘hakmarrja’ e saj ishte briliante. Do shkriheni

Historia e këtij çifti mund t’ju duket e njohur, por ‘hakmarrja’ e gruas jo. Ky burrë e lë gruan e tij për sekretaren por përgjigja e të shoqes është fantastike.

Një ditë ai i shkruante të shoqes se, pavarësisht se ndiente tërheqje për sekretaren e tij, zemra e tij i përkiste gruas.

“E dashur gruaja ime, ti do e kuptosh që, tani që je 54 vjeç, unë kam nevoja që t’i nuk mundesh t’i përmbushësh. Unë jam i lumtur me ty dhe sinqerisht besoj se nuk do e marrësh për keq faktin që, kur të marrësh këtë mesazh, unë do të jem në Hotel Confort Inn me Vanesën, sekretaren time, e cila është 18 vjeç. Mos u zemëro, do të jem në shtëpi para mesnate”.

Dhe përgjigja e të shoqes ishte:

“I dashur burri im, e mora mesazhin tënd dhe dua të të falënderoj që më lajmërove. Përfitoj nga ky rast për të të kujtuar se, edhe ti je 54 vjeç. Veç kësaj, të informoj se kur ti të jesh duke lexuar këtë mesazh, do të jem në Hotel Fiesta me Michelin, instruktorin tim të tenisit, që ashtu si sekretarja jote, është 18 vjeç.

Duke qenë se je një biznesmen i njohur, dhe për më tepër i diplomuar në Matematikë, mund ta kuptosh kollaj se ne të dy ndodhemi në situata të ngjashme por… me një dallim të vogël: ’18 hyn më shumë herë tek 54-a, se sa 54-a tek 18-a… Kështu që, mos më prit deri nesër. Një puthje nga gruaja jote që të kupton shumë mirë…”./ShkodraNews