“Burri nuk e ka problem”, kjo është nëna me fëmijë punon avokate ditën dhe natën në shtëpi publike Lexo më shumë tek ZONEELIRE.AL

Një histori e pazakontë na vjen nga Iowa, SHBA, ku një grua bën dy punë, për të cilat thotë se janë gjithçka që ka dashur të bëjë gjithmonë. Katherinë Sears është një femër e martuar dhe me fëmijë, e cila gjatë ditës punon si avokate.

Ndërsa tre herë në javë gjatë netëve, ajo punon në një shtëpi publike në Nevada. Katherine është shprehur se njëherë ka fituar plot 55 mijë dollarë brenda tre javëve dhe në ditët më të zëna, ajo ka 10-15 klientë. Sears beson se duke e thënë publikisht historinë e saj, do të ndihmojë që këto lloj punësh të shkojnë drejt dekriminalizimit.

Ndërkaq, Katherine thotë se bashkëshorti i saj nuk e ka problem punën që ajo bën, pasi kur janë njohur, ajo punonte në shtëpi publike. Që pas lindjes së fëmijës, gruaja ka treguar se është tërhequr paksa nga puna dhe po fokusohet tek familja dhe karriera si avokate.