Burrin ia kërkon policia, modelja pr.ovokon nga shtrati me veshje intime

Disa javë më parë zuri vend në mediat rozë historia e modeles bukuroshe dhe bashkëshortit të saj , i cili është në kërkim për përvetësim të paligjshëm pronash në Rumani.

Sakaq, jeta vazhdon për Angela Martinin.

Ajo nuk shfaqet aspak e shqetësuar në rrjetet sociale, ku po vijon të mbajë lart imazhin e saj si modele e të postojë foto provokuese.

Ajo ka publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram një foto ku shihet me të brendshme, e shtrirë në krevat.

Tejet provokuese, Angela e ka bashkëshoqëruar fotografinë me mbishkrimin: “Sekretet janë ndërtuar që të zbulohen me kohën”. Modelja shqiptare dhe Dragos Savulescu prej më shumë se një viti u martuan në Las Vegas.

Por duket që prej atëherë kjo marrëdhënie ka ndeshur me ulje ngritje të mëdha. Megjithatë vetë Angela është shprehur se është vetëm një moment i vështirë dhe se është shumë e dashuruar me bashkëshortin e saj.