Burrin ia v.r.anë se kishte dashnore, Alketa humb dhe dy vajzat më pas. Familja e burrit i bën të papriturën (histori prekëse)

Një histori t.r.onditëse u publikua ne rubriken qe drejton juristja e njohur Eni Cobani.

Behej fjale per rastin e Alketes, e cila në vitin 2012, humb bashkëshortin e saj Feridon Bollguri i cili u v.ra në një k.r.im pasioni.

Ai kishte lidhje martesore me një grua tjetër të martuar, e cila para tij ka pasur një tjetër të dashur jashtë martese. I dashuri i parë, për shkak të xhelozisë, vrau brenda makinës ish të dashurën e tij dhe të dashurin e saj të ri, që ishte Feridon Bollguri. Më pas vrau edhe veten.

Sikur të mos mjaftonin gjithë këto fatkeqësi për Alketen, sot ajo jeton një dhomë të rrënuar në fshatin Podgorie të Korçës. Së bashku me burrin e ndjerë, kishin blerë një apartament në qytetin e Korçës.

Por familjarët e ish-bashkëshortit, thotë se janë kanë marrë banesën dhe dy nga tre vajzat, dhe nuk e lejojnë që të takojë fëmijët. Motra e saj, e cila kishte ardhur në studio, refuzoi që ta ndihmonte. Ndërsa dy motrat e tjera të saj nuk dhënë asnjë shenjë reagimi.

Në pamundësi për t’u artikuluar qartë për shkak të vuajtjeve të shumta, drejtuesja e seancës së ndërmjetësimit Eni Çobani u zotua se do ta ndihmojë që të rifitojë trashëgiminë që i takon nga bashkëshorti dhe të vendosë dinjitetin në vend.

Në atë kohë, znj.Alketa nuk dinte asgjë për lidhjen jashtëmartesore të bashkëshortit të saj. Kur ndodhi ngjarja, kunatat dhe njerëzit e tjerë të burrit i thanë se Feridon Bollguri kishte humbur jetën në një aksident me makinë dhe vetëm pas një jave mësoi çfarë kishte ndodhur. Sipas saj, kunetërit, kunatat dhe vjehrrit po silleshin keq me të duke i kërkuar që të largohej nga banesa e tyre. Ajo dhe bashkëshorti i ndjerë, Feridoni, kishin blerë një shtëpi në qytetin e Korçës. Mirëpo sot këtë shtëpi nuk e ka dhe jeton në një banesë të rrënuar në fshatin Podgorie. Aty jeton me një prej vajzave, kurse dy vajzat e tjera thotë se ia kanë marrë të afërmit e ish-burrit dhe nuk e lënë që t’i takojë. Fëmijët, shprehet znj.Alketa, janë e vetmja arsye që i japin forcë për të vazhduar përpara.

Ajo kërkon nga motra që ta ndihmojë në këtë situatë, por znj.Myrvete shprehet se i ka qëndruar pranë të motrës për 7 vite ndërsa tani refuzon dhe nuk ka mundësi.