‘Cakaj’/ Deputeti zbardh të vërtetën, ja cili ishte plani i rëndësishëm i kurdisur nga Rama


Duket se me emërimin e Gent Cakajt Rama ka pasur një plan, por që refuzimi i Ilir Meta e prishi ate dhe xhindosi Kryeministrin. Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi ka komentuar mosdekretimin e Gent Cakajt si Ministër i Jashtëm nga Presidenti, Ilir Meta. Bylykbashi u shpreh se me këtë mosdekretim, kryeministrit Edi Rama i është prishur plani në dëm të shqiptarëve. Deputeti demokrat shton ndër të tjera se Shqipëria nuk e ka luksin që të përfaqësohet nga një ministër i ri në moshë.


“Ka marrë një tezë që është një tezë serbe. Shqipëria nuk e ka luksin të kemi një ministër të ri në moshë. Një njeri që është krejtësisht i pavotuar nga elektorati. Ndërhyrja e Presidentit është që të shkojmë në një hulli. Edi Ramës i është prishur një plan i rëndësishëm. Ka një plan të rëndësishëm që nuk është në përputhje me interesin kombëtar shqiptar apo kosovar.

Theksoj se çdo lloj rishikimi kufijsh është në dëm të shqiptarëve. Në Kosovë është dominate qëndrimi kundër kësaj ideje që është në qëndrim të Serbisë. Nuk është ai i pastrimit gjatë linjave etnike”, tha Bylykbashi i ftuar në “Mbrëmja ABC”.