Caktohet takimi Rama-Basha? Ja ku do jenë nesër ata

Po organizohet në kryeqytet deri në datë 2 mars Samiti i Dytë i Dasporës. Ministri i shtetit për Diasporën, Pandeli Majko ka thënë se ky samit është vendi ku takohen të gjithë shqiptarët, pavarësisht trevave dhe shteteve  ku jetojnë dhe veprojnë.

 

Të ftuar do të jenë shumë personalitete nga Kosova dhe Maqedonia, e gjithashtu edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha. Në axhendën e diskutimeve, Lulzim Basha do të flasë i dhjeti, ndërsa shefi i qeverisë Edi Rama është i njëmbëdhjeti.

Duket si një tentativë kjo për të ulur në një tryezë kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD-së Lulzim Basha. Ngelet për t’u parë nëse ai do të jetë i pranishëm ditën e nesërme.