Canaj merr vendimin për të ardhmen e tij tek Vllaznia

Marrin fund dilemat. Agim Canaj, pas disa ditësh mungesë, është rikthyer pranë ekipit të Vllaznisë. Ka ndodhur kështu mesditën e sotme, teksa ai ka marrë pjesë në seancën stërvitore të kuqebluve. Stërvitja ka nisur prej orës 15:00 në fushën e Shtojit.

Canaj ka qenë i shoqëruar edhe nga administratori Suad Lici dhe natyrisht ndihmësit e tij, Safet Osja dhe Ideal Lekiqi. Tashmë, skuadra do të vijojë përgatitjet për sfidën e së dielës, atë që do luhet ndaj Erzenit në transfertë.

Ndërkohë, Canaj do të vijojë të jetë në krye të Vllaznisë. Por, mbetet për tu parë nëse do të ketë masa apo jo në ditët e ardhshme në lidhje me presionet që u publikuan ndaj trajnerit Canaj dhe drejtuesve të klubit Vllaznia. /ShkodraNews