Ç’do Xhevdet Amuli tek investimet me paratë e shkodranëve? Ja strategjia e re e Voltanës

Voltana Ademi nis ne menyren me te shemtuar fushaten elektorale duke futur ne loje edhe kryetarin e PD Shkoder Xhevdet Amuli. Siç nuk kishte ndodhur asnjehere me pare me perjashtim te fushatave elektorale, ajo kishte marre krah vetes per te inspektuar punimet e nisura ne lagjen Lugoçezme edhe kryetarin e partise.

Mbi cfare tagri apo pozicioni mund te shkoje nje kryetar partie ne investime publike qe bashkia ben me parate e qytetareve, kete e di vetem Ademi dhe Amuli qe e ndjek nga pas.

Por nje gje eshte e sigurte se kjo loje politike e keyetares se bashkise Ademi eshte lehtesisht e lexueshme dhe qe nuk ka nevoje ta studiosh gjate. Ajo do ti tregoje shkodraneve se i ka sheshuar problemet me partine dhe se cdo gje e ka nen kontroll.

Nga ana tjeter Lulzim Bashes do ti çoje mesazhe se ne parti askush nuk eshte kunder saj dhe te gjithe e mbeshtesin. Por a mund ta besoje njeri nje genjeshter te tille qe Ademi kerkon ta shese si nje realitet normal?

Natyrshem qe jo! Edhe ajo vete e di se skema te tilla nuk mund t’ua shesesh as shkodraneve dhe as Bashes, i cili e di fare mire si funksionon sot bashkia (shoqata) Shkoder. Ai di shume mire cilet drejtor komandojne, ku shkojne dhe si luhen interesat klienteliste te Ademit.

Nese permes te tilla daljeve te stisura me prerje shiratash apo nisje punimesh ne muajt e fundit te mandatit, Ademi mendon se mund te genjeje njeri, e ka gabim. Te gjithe ja kane zbukuar masken kryebashkiakes qe ne 3 vite shkaterroi nje qytet dhe punoi per veten e saj dhe oborrin e ngushte.