Ceremonia për v.dekjen e Enverit, Isuf Kalo: Si ajo e Stalinit, pse Ramizi nuk u gjunjëzua para a.rkivolit

Isuf Kalo ishte 11 vjeç kur, ashtu si Enver Hoxha që udhëhiqte mitingun e madh të mortit, u përgjunj përpara monumentit të Stalinit.

Kur v.diq Enver Hoxha, Kalo jo vetëm kishte mbi supe vetëm 2 dekada më shumë jetë, por edhe barrën e të qenit mjeku personal i diktatorit. Në librin e tij me kujtime e refleksione, “Blloku”, Kalo kujton v.dekjen e Enver Hoxhës, përpjekjen që bëri i gjithë stafi mjekësor për ta mbajtur në jetë, por edhe reagimin e turmës, zinë që pushtoi vendin dhe qëndrimin që mbajti Ramiz Alia.

Kjo ngjarje i kujtoi v.dekjen e Stalinit në 5 mars 1953, ceremoninë e lamtumirës, fjalimin e Enverit, premtimet dhe aktin e tij të papritur të gjunjëzimit.
Ramizi, i dobët e i pavendosur, iu nënshtrua heshturazi vrullit popullor. Pa kushte. Madje, me zell. Mbi a.rkivolin e Enverit ai mblodhi Byronë Politike dhe me pompozitet i premtuan të ndjerit, me grushtin lart, besnikëri! Dhe përpara trupit tashmë të ngrirë të tij thirrën: “Betohemi!”. Ramizi po imitonte Enverin, i cili bëri njëlloj betim solemn kur v.diq Stalini.

Po kështu bëri edhe në mitingun mortor përcjellës madhështor në sheshin “Skënderbej”. Ramizi foli i pari dhe gjithë të tjerët pas tij përsëritën “Betohemi, shoku Enver. Betohemi!”. (Prit tani kur të gjunjëzohet, mendova unë me vete.) Por kjo nuk ndodhi. Gjunjëzimi pat ndodhur në po atë shesh 32 vite më parë, para monumentit të Stalinit, i cili ngrihej pikërisht në vendin ku sot qëndron Skënderbeu mbi kalë. Unë isha fëmijë, 11 vjeç. Stalini v.diq më 5 mars 1953./Panorama

Lexo edhe: