Çesk Midhja frikësohet nga PD? Ja lëvizjet e fundit në Shkodër, nesër pritet…

Protesta e paralajmeruar nga partia demokratike per te henen e 19 gushtit, dite kur prefekti i Shkodres Çesk Millja ka parashikuar thirrjen e keshillit te ri bashkiak, per mbledhjen e konstituimit, ka bere qe vete perfaqesuesi i larte i qeverise ne Shkoder te mendoje ndryshimin e ambjentit.

Burime per Shkodranews bejne te ditur se Millja po risheh mundesine e zhvendosjes se mbledhjes ne nje nga sallat e konferencave te hoteleve te qytetit ose ne prefekture dhe jo ne mjediset e universitetit “Luigj Gurakuqi”. Por paralelisht per cdo zhvillim, sido qe te vendoset ne fund, komisariatit te Shkodres i eshte kerkuar te percaktoje grupet e gatshme qe do te vendosen ne mjediset e jashtme te salles ku do te mbahet mbledhja.

Me gjasa pervec deputeteve te qarkut, ne kete mbledhje mund te vije edhe nje perfaqesues nga Tirana ne rang zv/ministri. Te njejtat burime thone se nuk ka patur konfirmim deri me tani nga ndonje zyrtar i larte edhe socialist, e kjo me shume gjasa per shkak te skandalit qe prodhoi rasti “Pjetri”. Socialistet tashme kane nje konflikt te ri per te zgjidhur me presidentin Meta per rastin e Shkodres, lidhur me dekretimin e nje date te re te zgjedhjeve te pjesshme. Ujrat qe po rrjedhin nuk jane aspak te qeta dhe pershkallezimi i krizes mund te jete edhe me e forte per sa kohe qe palet po perplasen fort si ne nivel lokal dhe qendror./ShkodraNews