Çfarë do ndodhë më 13 tetor? Paralajmërimi i Bashës: Kemi fol me ndërkombëtarët, do…

Kryetari i Partise Demokratike Lulzim basha ka qene mbremjen e sotme i ftuar ne Syri Tv.

I pyetur për protestat, Basha tha se ato nuk do të ndalojnë dhe se kanë vazhduar edhe gjashtë korrikut dhe së fundmi në Shkodër.

“Do të vazhdojmë betejën tonë me të gjitha format dhe mënyrat. Duke bindur çdo faktor se rruga përpara është zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare dhe vendore në një ditë. Për të gjithë faktorët. Është bashkimi i gjithë kësaj energjie, i këtij konsensusi që po krijohet se vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Protestat nuk kanë ndaluar.

Protesta ka pasur në korrik. Protesta e fundit ka qenë para disa ditësh në Shkodër. Sheshet tona nuk i mbushim dot me punonjësit e bashkive. E dyta, vendi kurrë nuk ka qenë kaq keq. Tashmë jemi realisht në monizëm.

Ekonomia është në ditën e vetë më të zezë. Mundësitë e njerëzve janë më të pakta. Në Shqipëri ka revoltë të përditshme dhe është detyra jonë është se këtë revoltë duhet ta kthejmë në energji jo thjesht për largimin e Edi Ramës, i cili moralisht është i rrëzuar, por për një ndryshim të ri”, theksoi Basha në “SyriTv”.