Çfarë do ndodhë me pensionet e shqiptarëve në Itali? Zbardhet diskutimi mes Ramës e Contes, pritet të ketë…

Kryeministri Rama dhe homologu italian Konte u angazhuan për firmosjen e një marrëveshjeje për njohjen e pensioneve të shqiptarëve, që jetojnë e punojnë në Itali.

“Ashtu sikundër meriton të çmohet dhe të futet në rrugën e zgjidhjes çështja e sigurimeve shoqërore të kësaj mase të madhe kontributorësh në shtetin italian.

Më vjen shumë mirë që bashkëpunimi i nisur në këtë drejtim është konfirmuar nga Kryeministri dhe ne do të vazhdojmë e do të përshpejtojmë përpjekjet për ta përmbyllur këtë marrëveshje, që ka një rëndësi të madhe për ekonominë e këtyre familjeve, për dinjitetin e këtyre njerëzve, por edhe për miqësinë tradicionale mes dy popujve tanë”, deklaroi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp.