Çfarë do të ndodhë? Ndërkohë që nuk po zgjidhet kriza politike, del video befasuese e Metës

Ndërkohë që nuk na ndajnë shumë ditë nga data e nisjes zyrtare të fushates elektorale dhe kriza politike nuk po zgjidhet, presidenti Ilir Meta ia merr valles.

Ai ka marrë pjesë këtë të dielë në Festivalin e Parë Mbarëkombëtar të “Kcimit të Tropojës”.

Në një postim në “Facebook”, Meta ka ndarë pjesë nga festivali ku shprehet i lumtur që ka marrë pjesë në një kryevepër të trashëgimisë shpoirtërore të kombit tonë.

video ketu

“Në Tropojën e dashur dhe fisnike! I lumtur të marr pjesë sot në Festivalin e Parë Mbarëkombëtar të “Kcimit të Tropojës”, kryevepër e trashëgimisë shpirtërore të kombit tonë! Atmosferë e jashtëzakonshme festive!”