Çfarë do të ndodhë nesër, paralajmërimi i Palokës: Ose populli të marrë fatin në dorë, ose…

Në një prononcim të shkurtër për “News 24’, ish-deputeti i PD, Edi Paloka është shprehur se protesta që po zhvillohet sot pranë ambienteve të Drejtorisë së Policisë në Tiranë, është simbolike, ndërsa kërkohet lirimin i të arrestuarve pas protestës.

Ai tha se nesër do të ketë një tjetër protestë kombëtare, duke i bërë me dije Edi Ramës se nuk do ta ketë aspak të lehtë këtë betejë.

Paloka tha se ka vendi ka arritur në një pikë ku ose populli do të marrë në dorë fatin e tij, ose vendit do t’i kthehet diktatura.

“Kjo është një polici që i merr urdhrat nga Rama dhe Lleshi i tij.

A do të marrim hapa ligjor për dhunën? Me kë? Këtu s’ka as prokurori as drejtësi asgjë. E patë Arta Markun? Shkoi te Rama.

Këtu ose qytetarët marrin në dorë fatin e tyre ose Shqipëria rrezikon të kthehen në diktaturë, më keq se më parë, se sot ka në krye një kriminel si Rama.

Sot është një protestë simbolike. Nesër do të ketë sërish protestë kombëtare, dhe ta dijë mirë Rama dhe Lleshajt e tij se nuk do ta ketë aspak të lehtë”, tha Edi Paloka.